Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti në konferencën vjetore me gazetarë ka prezantuar punën e këtij institucioni gjatë këtij viti.
Ai tha se ekonomia në vend ka shënuar rënien më të madhe në 20 vite, e cila është 7.2%
Poashtu u tha se ka pasur rënie në investime, raporton portali arbresh.info
“Jam i lumtur që BQK ka arritur me sukses ti realizoj objektivat e saj, me një sektor financiar të qëndrueshëm. Si në gjithë botën edhe në Kosovë masat e marra ndikuan në aktivitetin ekonomik. Sipas parashikimeve ka shënuar rënie 7.2%, që është më e rënda nga këto 20 vite. Dobësimi i perfomancës financiare të bizneseve ka shënuar rënie në investime. Shpenzimet e jo rezidentëve ka qenë 470 milionë eurove e ka rënie prej 60%.796.5 milion euro ishin remitencat”, tha Mehmeti.
Ai foli edhe për eksportin dhe importin e mallrave të cilat këtë vit kanë arritur vlerën prej 1.6 milionë euro.
“Importi i mallrave 63 milionë eurove, 382 milionë euro ishte eksporti. Deficiti shënoi vlerën prej 2.26 miliardë eurove. Vlera e përgjithshme e eksporteve dhe importeve 1.6 miliard euro. Gjatë kësaj periudhe shënuan rritke investimet direkte 6.6 milionë euro”
Ndërsa numri i llogarive bankare ai tha se ka qenë 2.26 milionë.
“Konform kushteve të reja BQK reagoi shpejt për qëndrueshmërinë e sistemit financiar. BQK ka aktivizuar ekipin e punës që ka monitoruar mbarëvajtjen e sistemit financiar në përgjithësi.
“2.26 milionë ka qenë numri i llogarive bankare”, tha Mehmeti./arbresh.info/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...