Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, dhe presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, nuk u pajtuan sot në Zagreb rreth mbështetjes së rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.
Të dy presidentët përveç çështjeve bilaterale, biseduan edhe për shumë tema siç janë zgjerimi i NATO-s dhe BE-së në rajon, gjendja e Bashkimit Evropian dhe kriza migratore.
Zeman dhe Grabar – Kitaroviç pas takimit njoftuan se kanë biseduar edhe për Brexit-in, terrorizmin dhe gjendjen në BE, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
“Republika Çeke i jep mbështetje integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe NATO”, porositi presidenti Zeman dhe shtoi se “Çekia mbështet hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen”.
Në pyetjen se a e mbështet hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe zgjerimin e NATO-s në këtë hapësirë, Zeman tha se “Mendimi im personal vlen për vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo nuk vlen për Kosovën meqë nuk jam i sigurtë nëse Kosova i përket NATO-s”.
Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç u përgjigj se Kroacia angazhohet për zgjerim, gjegjësisht konsolidimin e BE-së në hapësirën e Evropës Juglindore, por edhe NATO-s për të gjitha ato shtete që e dëshirojnë atë.
“Në këtë moment Serbia këtë nuk e dëshiron, por ndoshta një ditë do të dojë”, tha Kolinda Grabar Kitaroviç.
Presidenti çek Zeman porositi se është “kundër BE-së me shumë shpejtësi”.
“Evropa duhet të jetë unike, nuk mund të ketë dy apo më shumë shpejtësi meqë kjo është tërëissht e pamundur, sepse kjo do të thoshte shumë shpejtësi”, tha ai.
Zeman konsideron se brenda katërshës së Vishegradit, së bashku me Kroacinë duhet të angazhohet edhe Austria duke ofruar zgjidhje të tyre për krizën migratore.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...