Ngritja e çmimit të derivateve të naftës në botë bëri që të preket edhe Kosova.
Propozim nga opozita për shpëtimin nga kjo situatë erdhi ulja e akcizës, e që nga Shoqata e Naftareve u konsiderua si show mediatik.
Njohës të çështjeve ekonomike propozuan që nga ana e Qeverisë të hulumtohen metoda që të ndihmohen qytetarët e Kosovës.
E Qeveria e Kosovës nuk ka dalë akoma me një metodë që ndihmon qytetarët e saj në këtë katrahurë.
Kryetari i Shoqatës së Naftarve, Fadil Berjani për arbresh.info tha se propozimi i fundit nga ana e të parit të LDK-së, për uljen e akcizës është spektalët mediatik.
“Unë mendoj se kjo është një spektakël mediatik dhe një spektakël i zotit Abdixhiku sepse ai vet ka qenë në Qeveri dhe kurrë nuk ka pranu të ulet akciza sepse sa i përket akcizës dihet që parashikimet e buxhetit me akcizë dhe atëherë ma merr mendja a që nuk është reale të thuhet “ të ulet akciza për një kohë të caktuar”, kjo është diçka që nuk mundet me u ba sepse janë fjalë koti”, tha Burjani.
Në lidhje me çmimet e naftës Burjani tha se kjo ka përfshirë gjithë globin por që Kosova qëndron më mirë në regjion.
“Ndërsa sa i përket çmimeve të derivateve të naftës kjo është duke ndodhur në krejt globin në krejt botën nuk është vetëm tek ne në Kosovë. Çmimet në krahasim me regjion ku mbi dy euro është në Shqipëri dhe Serbi tek ne është 1.60 euro, ne prapë se prapë jemi duke u mbajt më mirë se të gjitha shtetet në regjion”, tha Burjani.
Ulja e akcizës nuk po shihet të jetë zgjidhje e problemit global në Kosovë, për këtë ekonomisti Safet Gërxhaliu për arbresh.info tha se Qeveria duhet të gjej metoda që të ndihmojë qytetarët pasi që një gjë globale është e pandalshme dhe si e tillë bie në “qaf” të Qeverisë për kontroll të situatës.
“Ajo çka duhet të jemi të fokusuar është fakti se duhet të kuptohet ky realitet nuk është më në pyetje vetëm tentativa e uljes së çmimeve apo të bisedohet për çmime por droja më e madhe është a mos do të ketë mungesë të produkteve strategjike por edhe elementare, sa ma shumë që të zgjatë kjo luftë mes Ukrainës dhe Rusisë definitivisht do të ketë sfida shumë të mëdha por në këtë drejtim ajo çka është më elementare është se duhet të ketë një dialog dhe një partneritet në mes të Qeverisë dhe bizneseve, mes Qeverisë dhe qytetarëve dhe vërtet të hulumtohen metodat më të mira që të jemi më afër qytetarëve dhe të ndihmohen qytetarët në këtë kohë ku çmimet janë në mënyrë të pakontrolluar në rritje, të hyrat apo pagat të sektorit privat dhe atij publik pothuajse janë njëjtë edhe pse ka premtime se do të ketë ngritje dhe në këtë drejtim besoj se duhet të analizohen edhe format e vendeve të rajonit”, deklaroi Gerxhaliu.
Arbresh.info i është drejtuar edhe Qeverisë së Kosovës nëse është duke u punuar në ndonjë zgjidhje se si tu’a lehtësoj qytetarëve të saj këtë periudhë, ata nuk kanë kthyer përgjigjeje.
E i pari i Qeverisë në mbledhjen e Qeverisë tha se e kupton shqetësimin e qytetarëve për ngritjen e çmimeve por që kjo nuk është shkaktuar nga Kosova si vend e as vetë Qeveria e tij.
“E di dhe e kuptoj shqetësimin e gjithë secilit prej jush e që është gjithsecili prej nesh për rritjen e çmimeve edhe pse kjo gjë nuk është shkaktuar nga ne as si vend e as si Qeveri ajo megjithatë po na prek edhe neve. Kur para 13 ditëve iu bashkuam botës perëndimore për të vendosur sanksione kundër agresionit rus dhe invazionit në Ukrainë një kosto e tillë ishte e pashmangshme mirëpo kjo është kostoja e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë. Sanksionet e vendosura preken çmimet në pothuajse të gjithë sektorët e tjerë e për fatin tonë të keq kemi varësi ndaj importit si në energji elektrike sepse nuk kemi kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit si në naftë sepse nuk kemi burime të naftës” tha ai.
Sipas Burjanit nuk është koha e diskutimit të çmimeve të derivateve pasi që ekziston rreziku që mos te kemi fare derivate.
“Nuk është koha të thuhet sa është çmimi dhe sa do të behët vetëm a do të kemi derivate kjo është me rëndësi. Kjo është krizë globale shtetet në regjion të gjitha kanë reduktua derivatet nuk po u shesin njerëzve po i ruajnë për rezerva shtetërore, Shqipëria nuk ka Maqedonia nuk ka Greqia nuk ka, pra kryesorja është të mos mungojë derivati, sepse derivatet e naftë janë gjak i ekonomisë kosovare, pa derivate asgjë nuk lëvizë as ambulancat shëndetësore”, deklaroi Burjani.
Sipas ekonomistit Gerxhaliu ekzistojnë edhe forma të tjera se si të ndihmohet Kosova në raste konkrete.
Sipas tij këtë mundësi e ka Ministria e Bujqësisë duke mbështetur fermer dhe biznese në mbjellje pranverore.
“Kam prit që Ministria e Bujqësisë do të dal me një rekomandim që toka e papunuar të jetë në funksion të punimit që të gjendet forma që të mbështetën fermer dhe bizneset me mbjellje para pranverore që kemi një periudhë kohore që nga marsi deri në qershor dhe Kosova mund të ketë rendimente edhe të misrit dhe të elbit dhe të thekrës, por si duket heshtja e ka kaplu këtë realitet”, tha Gerxhaliu.
Kësaj krize iu bashkua edhe rënia e vlerës së euros që sipas Gerxhaliut është shkak i inflacionit dhe ngritja e çmimeve do e godas direkt edhe më shumë euron.
“Inflacioni ka bërë të vetën jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet Evropiane, euro është e goditur në të vërtet sepse në kohë lufte janë të pritura këto dhe ngritja e çmimeve do të sjelle destabilitetin euros edhe pse jemi në një fazë alarmante nuk duhet të bëjmë panik”, tha ai.
Kujtojmë se çmimet e karburanteve janë rritur edhe të mërkurën, 9 mars. Portali arbresh.info ka xhiruar çmimet në disa prej kompanive që kanë pika karburanti në kryeqytet.
Në njërën prej tyre çmimi më i lartë i shënuar ka arritur në 1.82, derisa i gazit mbi një euro./arbresh.info/S.D/
LEXO EDHE:
Arrin deri në 1.82 euro çmimi i karburanteve, i gazit mbi një euro
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...