Raporti i fundit nga Gallup e rendit Kosovën në mesin e në mesin e 14 vendeve më të mira në botë për rezultatin më të lartë të Indeksit të Ligjit dhe Rendit, dhe ndër vendet ku njerëzit ndihen më të sigurt duke ecur vetëm.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një postim në X, e ka mirëpritur këtë raport, dhe shkruan se kjo është një tjetër dëshmi e progresit të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit, shkruan Arbresh.info
“I kënaqur të shoh Kosovën të renditet në mesin e 10 vendeve më të mira në botë për rezultatin më të lartë të Indeksit të Ligjit dhe Rendit në raportin e fundit të Gallup, dhe ndër vendet ku njerëzit ndihen më të sigurt duke ecur vetëm, duke na vendosur në të njëjtin grup me Bahreinin, Islandën, Luksemburgun dhe Zvicrën. Dua të përfitoj nga ky rast për të uruar agjencitë tona të zbatimit të ligjit që i bëjnë qytetarët tanë të ndihen të sigurt”, shkroi Kurti.
Delighted to see that the latest @Gallup report ranks Kosova among the top 10 countries in the world for the highest Law and Order Index Score, and among the countries where people feel safest walking alone, placing us in the same group with the likes of with Bahrain, Iceland,… pic.twitter.com/80qNqrcFjc
— Albin Kurti (@albinkurti) September 27, 2024
Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë natës, sipas raportit të fundit të Gallup mbi Sigurinë Globale.
Në këtë listë janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali I Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra.
Kosova është renditur e 12-ta në këtë listë./Arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...