Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen në panairin e turizmit “Destination Nature”, i cili po mbahet në Paris të Francës.
Nga Kosova po marrinë pjesë këta operatorë turistik dhe agjenci turistike: “Outdoor Kosovo”, “Altavia Travel”, “Fibula Travel”, ka bërë të ditur Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes një njoftimi për media.
Në shtandin e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e KIESA-s, këta operatorë turistikë po prezantojnë guidat turistike, vendet e bukurit natyrore, vlerat kulturore dhe historike, aktivitete të ndryshme që mund të realizohet gjatë qëndrimit në Kosovë si dhe mundësi tjera turistike.
“Destination Nature”, është një prej panaireve më të rëndësishme që i përket fushës së turizmit dhe veçohet për atë të udhëtimit dhe aktiviteteve në natyrë.
Panairi është i hapur nga data 16 – 19 mars 2017.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...