Google ADS

Kosova pret që sivjet të anëtarësohet në Interpol

11:39 | 20 Janar 2018
Arbresh.info

Kosova ende nuk është pranuar në organizatën më të madhe policore të botës në INTERPOL, ndonëse zyrtarët shtetërorë presin që këtë vit të bëhet anëtare me të drejta të plota, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Komiteti ekzekutiv i INTERPOL-it kishte vendosur që aplikimin e Kosovës për anëtarësim ta vërë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme, që është zhvilluar në Pekin të Kinës nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

Mirëpo ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ai që po në shtator të vitit të kaluar kishte marrë vendim që të shtyhet votimi i Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

Këtë vendim e kishte mirëpritur edhe Ministria e Punëve të Jashtme, sipas së cilës shterja e tij është në interes të Kosovës, shkruan tutje “Zëri”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme