Google ADS

Të mërkurën arrijnë në Kosovë 38 mijë e 400 vaksina AstraZeneca

13:21 | 10 Maj 2021
M. A.

Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX.

Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që Kosova ka pranuar javë më parë në total janë 62 400 doza, shkruan arbresh.info.

“Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite”, thuhet në njoftimin e MSH.

Me pranimin e këtyre dozavë të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme