Klinika e Kirurgjisë Torakale vazhdon të përballet me mungesë të anesteziologëve dhe infermierëve. E krahas këtyre mungesa, kjo Klinikë po përballet edhe me mungesë të sallës së dytë, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, ka thënë për Ekonomia Online, se mungesa e anesteziologëve u ka vështirësuar paksa punën, pasi një numër i tyre tashmë ka kaluar në sektorin privat.
Ndonëse operojnë me vetëm një sallë operative, Kolgeci shpreh bindjen se salla e dytë do t’u mundësonte t’i kryenin operacione pa pasur nevojë pacientët të dalin jashtë shtetit.
“Numri i mjekëve që e disponojmë është i mjaftueshëm dhe është i njëjtë siç e kanë edhe shtetet tjera. Me anesteziolog nuk është vetëm te Kirurgjia Torakale, problemi është i tërë ShSKUK-së, për arsye se numri i anesteziologëve është i vogël për krejt Kosovën dhe një numër i anesteziologëve e kanë kaluar në sektorin privat dhe kjo normal se e ka vështirësuar edhe punën. Përveç që kemi problem me anesteziolog, kemi probleme edhe me sallën tjetër sepse një sallë e dytë neve do të na krijonte kushte shumë më të mira dhe faktikisht pacientët tanë nuk do të kishin hapësirë të dilnin jashtë shtetit”, ka thënë Kolgeci.
Kolgeci ka treguar edhe arsyen pse është i nevojshëm shtimi i numrit të infermierëve, pasi thotë se përkujdesja ndaj pacientëve në këtë klinikë është më e shtuar.
“Stafi i mesëm gjithmonë është problem, çdokund edhe tek ne për shkak se kirurgjia është një departament që kërkon trajtim shtesë. Numri i infermierëve normalisht është i vogël. Me ata që i kemi po mundohemi me i mbulu ato mungesa që i kemi, megjithëse është shumë e vështirë se përkujdesja është më e shtuar sepse nuk është si në klinikat tjera sepse torakalja kërkon edhe trajtim prej-operativ edhe post-operativ. Kështu që stafi i mesëm është mungesë çdokund”, u shpreh ai.
E falënderues për bashkëpunimin ka për ministrin Arben Vitia e drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizin. Nga të dytë pretë edhe më tutje investime.
“Prioritet i imi ka qenë komunikimi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me drejtorin Elvir Azizin, për arsye se është një bashkëpunim shumë i ngushtë edhe qasja është shumë më e lehtë, kemi pasur investime dhe po besoj që do të kemi edhe në të ardhmen”, u shpreh tutje Kolgeci.
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...