Në vazhdim të intervistës në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se ka përshtypjen që në 18 vjetët e fundit, Kosova po ikën nga identiteti i vet i Europës Perëndimore.
Sipas saj, Rugova dhe të tjerët rreth tij janë përpjekur që Kosovën ta dërgojnë në drejtim të Europës, ndërsa siç tha ajo, Rexhep Qosja e disa të tjerë ka tendenca që popullatën shqiptare të Kosovës ta orientojë drejt botës myslimane.
Trajkoviq theksoi se identiteti fetar në kohën e komunizmit nuk ka qenë asnjëherë i theksuar dhe kjo nuk ka bërë ndonjë problem në marrëdhëniet e popullit në këto hapësira.
Ajo në vazhdim ka akuzuar ucK-në, siç ka thënë ajo, për shkatërrimin e kishave dhe objekteve tjera ortodokse. Ajo ka pranuar konstatimin se gjatë luftës janë djegur edhe xhami, ndërsa, nuk ka dashur të flas shifra e numra të të vrarëve gjatë luftës, pasi, ajo ka thënë se i vjen keq për vrasjet e njerëzve në përgjithësi e jo për numrin e të vrarëve në anën shqiptare ose në atë serbe.
“Kush? –UÇK-ja! Ata sistematikisht na vrisnin dhe rrëzonin kishat tona. Ndërsa tregtinë me organe tani do ta kemi në raportin e Gjykatës Speciale. Nga ana tjetër, Rugova i ndjerë donte këtë territor ta çonte kah Evropa. Në aspektin që të respektohet dhe afrohet me vlera të krishtera. Me atë afërsi s’do të rrëzonin shqiptarët kishat e manastiret sepse unë këtu do të doja ta ruaja, me ndihmën e shqiptarëve, dhe të gjithë të shkojmë drejt Evropës. Këto dyja për mua kishin rëndësi”, ka thënë Trajkoviq.
“Fatkeqësisht, madje me ndihmën e qarqeve në Beograd, fitoi Thaçi të pranohet qysh në fillim dhe mendoj se ky ishte vendim i keq dhe si rezultat, pas 18 vjetësh, e shohim se Kosova kulturalisht po largohet nga Evropa. Përpos njerëzve që eventualisht munden të shkojnë në Evropë, po flas për të rinjtë dhe gjithnjë e më shumë ka fuqizim të elementeve myslimane, të cilëve u përgjigjet rrëzimi i kishave, mospasja më manastire. Dhe Kosova po privohet nga unë si banore serbe. Unë e shoh se një grup rreth zotëri Qosjes e kultivon këtë identitet mysliman, derisa rreth Rugovës e kishim Kadarenë dhe intelektualë të njohur shqiptarë që tërhiqnin Kosovën në anën tjetër dhe ky privim i Kosovës nga unë si serbe më përcakton që të mos dua të jetoj në Kosovën e pavarur se ky ambient s’është i afërt për mua”, ka thënë ajo.
“Problemi është se perceptimi i të gjithëve ishte, edhe në kohën e Rugovës dhe para kësaj edhe komunistët, të gjithë ishim pa këtë komponent fetar të fuqishëm te vetja, por ky faktori mysliman është gjithnjë më i fuqishëm në këtë hapësirë, pavarësisht se shumë shqiptarë e qarqe të caktuara janë duke luftuar fuqishëm kundër këtij ndikimi. Por ai është gjithnjë më i fuqishëm në këtë territor. Dhe kur lexoj raporte në media që shqiptarët gjithnjë e më pak po shkojnë në luftë të udhëhequra nga ekstremistët, gjithmonë them se ata më s’kanë pse të shkojnë se ata janë këtu. Ata janë rrezik i sigurisë për banorët e kësaj hapësire. –Po çfarë ndodhi këto vite? –Po, kemi paralajmërime të rregullta të ambasadës amerikane”, ka shtuar Trajkoviq.
“Keni raporte rreth ndeshjes së futbollit kur këtu erdhën struktura të sigurisë të Izraelit dhe punuan për sigurinë e sportistëve të tyre. Një serë gjërash, për të cilat flitet dhe për të cilat nuk flitet, por është fakt që ka shumë. Kemi më shumë se 150 kisha e manastire të rrënuara dhe qindra xhami në Kosovë janë bërë si mbrojtje raketore. E di që ekziston kjo por e di që janë rindërtuar edhe shumë të reja. Unë u linda këtu, që nga fëmijëria isha këtu dhe ndoshta nuk e di sa kisha ka në pjesën tjetër të xhamisë por këto i di të gjitha”, ka thënë Trajkoviq.
“S’do të thosha se ishte fetar. Sepse e di, që cak i sulmeve të serbëve nuk ishin xhamitë. S’ishin qëllim xhamitë. –Ishin shqiptarët. – Qëllim ishte territori. Lufta për territor. UÇK-ja e deshi territorin dhe kjo ishte luftë për territor. Madje as kundër shqiptarëve. Shqiptarët ishin bartësit e projektit të pavarësisë së Kosovës dhe ai solidaritet solli vrasjet, për të cilat më vjen keq, por edhe shumë gjëra për çka u formua Gjykata Speciale, kishte qasje etnike qëkur UÇK-ja hyri, vrau, ndoqi dhe pastroi etnikisht hapësirën dhe se më dhjetëra mijëra serbë u ndoqën dhe më nuk po kthehen. Deri tash s’u kthyen”, ka thënë veç të tjerash Trajkoviq./Koha.net/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...