Google ADS

Kosova po ia sheh sherrin Serbisë

09:29 | 5 Qershor 2018
Arbresh.info

Serbia vazhdon t’i shkaktojë humbje milionëshe Kosovës nga moszbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.
30 milionë euro në vit i humb Kosova vetëm pse Serbia nuk po e zbaton Marrëveshjen për Energji të nënshkruar para 5 vjetësh. E pafuqishme karshi këtij dialogu po tregohet pala kosovare, e cila po ndan miliona euro nga buxheti i shtetit për t’ua mbuluar faturat e papaguara serbëve të veriut

Kosova edhe më tutje vazhdon t’i humbë 30 milionë euro këtë vit vetëm për shkakun se Serbia mban peng Marrëveshjen për Energji të nënshkruar në vitin 2013.
Për t’i dhënë fund kësaj krize kryeministri i vendit po beson se do të mjaftojnë dy ose tre muaj derisa të gjendet një zgjidhje.

Por, përfaqësuesit kosovarë të dialogut me Serbinë as nuk janë në dijeni kur do të fillojë së zbatuari Marrëveshja e hedhur vetëm në letër vite më parë.

Shefi i delegacionit të Kosovës për bisedime teknike me Serbinë Avni Arifi është në dijeni se Kosova po dëmtohet financiarisht nga kjo marrëveshje.
Madje e quan plaçkitje zvarritjen që Serbia po ia bën Kosovës duke fituar miliona në emër të saj.

“Serbia nuk e ka zbatuar Marrëveshjen. Bashkimi Evropian po dështon në kërkesat për implementim. Kur do të implementohet nuk e di, por kjo është bërë pengesë serioze e dialogut Kosovë -Serbi. Shteti serb nuk po dëshiron të implementojë Marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, thjesht nuk po do”, është shprehur Arifi për “Zërin”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme