Google ADS

Kosova pjesën e simpoziumit për Identifikimin e udhëtarëve, ICAO

15:28 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Në Montreal të Kanadasë është duke u mbajtur Simpoziumi i Trembëdhjetë dhe Ekspozita në Programin e Identifikimit të Udhëtarëve të ICAO (TRIP).

Në këtë takim po merr pjesë delegacioni nga Kosova i përbërë nga Lulzim Ejupi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe Bekim Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Pika kryesore e diskutimit gjatë këtij Simpoziumi është nevoja e njohur për një qasje gjithëpërfshirëse dhe të integruar për menaxhimin e identifikimit të udhëtarëve.

Ndërkaq, qëllim kryesor i këtij Simpoziumi është diskutimi rreth vendosjes së standardeve për identifikimin e udhëtarëve dhe menaxhimin e sigurt të kufirit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme