Kosova është përfituesi më i madh në rajon nga Fondi i Garancisë për Ballkanin Perëndimor të BE-së dhe KfW në Mbështetje të Qëndrueshmërisë së Ndërmarrësve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e BE-së në Kosovë me anë të një postimi në Facebook, teksa mes tjerash thuhet se kjo garanci kreditore është thelbësor për rritjen e ekonomisë së Kosovës
Mes tjerash në njoftim theksohet se qëllimi i kësaj nisme është të mundësojë përshkallëzimin e investimeve në fusha që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik dhe integrimin rajonal, në veçanti duke rritur konkurrencën e rajonit dhe krijimin e vendeve të punës.
“Urime Fondit Kosovar të Garancisë Kreditore që na është bashkuar në këtë përpjekje jetike duke nënshkruar marrëveshjen prej 22,1 milionë euro! Roli juaj në shpërndarjen e këtyre fondeve të garancisë kreditore është thelbësor për rritjen e ekonomisë së Kosovës. Kjo nismë është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane nëpërmjet Bankës për Zhvillim KfW”, u tha në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë./Arbresh.info
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?