Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

16:58 | 18 Nëntor 2024
E.G

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati, dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë,  Jürg Sprecher, nënshkruan sot një marrëveshje granti me vlerë 9 milionë franga për financimin e fazës së dytë të projektit “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”.

Sipas njoftimit, programi, me një vlerë totale prej rreth 20 milionë frangash zvicerane, do të zbatohet në tri faza, shkruan Arbresh.info.

“Faza e parë ka patur një financim prej 8.6 milionë franga, ndërsa ky grant i ri, i ofruar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të mbështesë fazën e dytë të projektit.”, thuhet në njoftim.

Ministria njofton se ky projekt ka për qëllim mbrojtjen dhe menaxhimin efikas të burimeve ujore, përmirësimin e infrastrukturës ujore, reduktimin e ndotjes së ujërave dhe rritjen e efikasitetit të përdorimit të ujit në Kosovë./Arbresh.info/

Të ngjashme