Kosova për herë të parë pjesë e konferencës së shteteve të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

15:06 | 16 Nëntor 2023
E.K

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Zhdukurit ka njoftuar se sot për herë të parë Kosova ka marrë pjesë në takimin e mbajtur në Konferencën e Shteteve në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) në Mbretërinë e Holandës.

Përmes një postimi në Facebook, Gara ka bërë të ditur se në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryesuesi i Komisionit Qeveritar, Andin Hoti dhe diplomati, Arif Kaçandolli.

“Ne tre për në takimin e katërt të Konferencës së Shteteve në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP). Përpjekjet disavjeçare të kurorëzuara më 19 korrik 2023”, ka shkruar Gara./Arbresh.info

Lexo edhe:

Kosova anëtarësohet në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

 

Të ngjashme