Kosova do të jetë nikoqire, për herë të parë, për takimin vjetor të Federatës Europiane të Gazetarëve, i cili do të mbahet në maj të vitit 2024.
Lajmin e ka bër të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ku e shohin si një moment të jashtëzakonshëm.
“Është një moment i jashtëzakonshëm në historinë e re 20-vjeçare të AGK-së, që t’i besohet një organizim kaq i madh. Ne do të mirëpresim vitin e ardhshëm në Prishtinë qindra gazetarë nga mbarë Evropë, për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë e gazetarëve në kontinentin tonë, dhe do të jetë mundësi edhe për të treguar mikpritjen e jashtëzakonshme për të cilën njihet shteti jonë” thuhet në njoftimin e AGK-së.
Ndërkaq nga EFJ kanë thënë se përveç Prishtinës, opsioni tjetër për vendin e këtij organizimi ka qenë edhe Shkupi.
“Bordi Ekzekutiv i EFJ-së, nuk e ka pasur vendimin e lehtë, pasi që përpara kishte dy kandidatë të jashtëzakonshëm: Shkupin dhe Prishtinën. Kjo e tregon vendosmërinë e kolegëve tanë në Ballkan për të punuar për kushte më të mira të punës dhe siguri më të madhe në një botë jostabile. Ne mezi po presim që ta mbajmë për herë të parë Takimin Vjetor të EFJ-së në Kosovë”, ka thënë Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve./Arbresh.info/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra