Që nga shpallja e pavarësisë se Republikës së Kosovës dhe anëtarësimit në Komisionin e Venedikut që nga viti 2014, për herë të parë një delegacion zyrtar i Kosovës morri pjesë në sesionin plenar të 115-të të Komisionit të Venedikut lidhur me plotësim-ndryshimin e Ligjit për Financimin e Entiteteve Politike dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ky takim vjen pasi që kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre dërguar këtij Komisioni më 16 prill, ka kërkuar zyrtarisht opinion juridik lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Entiteteve Politike dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Sipas një komunikate të Qeverisë, qëllimi i amendamenteve ndaj kornizës rregullatore të Kosovës mbi financimin e subjekteve politike është të sigurohet transparencë më e madhe e financimit dhe shpenzimeve, të themelohet një sistem efektiv i auditimit, si dhe të përmirësohet llogaridhënia përmes publikimit të raporteve financiare të entiteteve politike. Këto përpjekje janë vazhdimësi e luftës së Kosovës kundër korrupsionit dhe rritjes së transparencës së sektorit publik.
“Rekomandimet e dhëna nga Raportuesit e Komisionit të Venedikut janë pozitive dhe në përputhje me vizionin e Kosovës për të përforcuar legjislacionin edhe më tutje njëherit, një nga parakushtet e procesit të integrimit në BE. Të gjitha nenet e ligjeve përkatëse do të harmonizohen sipas rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venedikut. Përpilimi i projekt-ligjit dhe aktivitetet tjera procedurale janë mbështetur fuqishëm nga projekti SAEK i UNDP-së dhe Fondacioni Ëestminster”, thuhet në komunikatë.
Delegacioni i Republikës së Kosovës, përbëhet nga Mentor Borovci, drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit, Jahja Lluka, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës dhe Arben Krasniqi, drejtor i Sekretariatit Koordinues të Qeverisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...