Një delegacion i Republikës së Kosovës nga Ministria e Punëve të Jashtme i udhëhequr nga drejtori i Komunikimit dhe diplomacisë publike, Sami Kastrati, në përbërje të të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Australi, Mehmet Morina dhe zyrtarit të lartë nga departamenti i diplomacisë ekonomike, Turkesh Dalifi, kanë përfaqësuar vendin për herë të parë në Samitin e Investimeve, i cili u mbajt në Kuala Lumpur të Malajzisë.
Samiti një ditor, me pjesëmarrje të kompanive të shumta nga shtete të ndryshme të Azisë në përgjithësi dhe Azisë Jug-lindore në veçanti, duke përfshirë Korin Diplomatik të akredituar në shtetin e Malajzisë, prezantoi disa shtete të ndryshme të botës, të cilat vlerësohen me potenciale të mëdha zhvillimi, ndërsa nga kontinenti i Evropës, Kosova ishte vendi i vetëm pjesëmarrës.
Sipas komunikatës së MPJ-së, veç kësaj, Kosova u prezantua si vendi i parë në Samit nga shtetet tjera pjesëmarrëse. Me këtë rast, para të pranishmëve, drejtori i komunikimit dhe diplomacisë publike, Kastrati, fillimisht bëri një prezantim të zhvillimeve të përgjithshme në Kosovë dhe rajon dhe më pas ofroi argumentet se pse shteti i ri duhet të jetë vend atraktiv për investime nga shtetet e Azisë Jug-Lindore.
“Fakti, që ne jemi këtu sot është dëshmia më e mirë se vendi ynë i kushton një rëndësi të veçantë Investimeve të Huaja Direkte – IHD-ve. Ne, jemi këtu për të prezantuar mundësitë e bizneseve, që ofron vendi ynë, t’ju asistojmë juve në këtë drejtim, t’i përcjellim ftesën e sinqertë për investime dhe të tregojmë përcaktimin dhe përkushtimin tonë të fuqishëm se Kosova është gati për Ju”, ka thënë Kastrati.
Sipas tij, Kosova është vendi më i ri, me popullatën më të re në Evropë, i vendosur në një lokacion strategjik, me ekonomi liberale të tregut.
“Kosova është vendi më i ri, me popullatën më të re në Evropë, i vendosur në një lokacion strategjik, me ekonomi liberale të tregut, ka Marrëveshje për Stabilizim Asociim me BE-në, atë të CEEFTA-s, Marrëveshje Preferciale të Tregtisë me ShBA-të, Japoninë dhe Norvegjinë, ka ambient miqësor dhe konkurues të biznesit, sistem të shëndoshë ekonomik, taksa të ulëta, fuqi punëtore të lirë dhe të kualifikuar”, është shprehur ai, duke renditur më pas sektorët më atraktiv për investime në vend.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...