Kosova para Suedisë, Francës e Japonisë në raportin për Ligjin dhe Rendin Publik 2019

14:03 | 11 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kosova është radhitur para shteteve të rajonit dhe shumë shteteve evropiane në raportin për Ligjin dhe Rendin Publik 2019.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, përmes një postimi në facebook.

Shasha ka shkruar gjithashtu se Kosova ka lënë mbrapa Suedinë, Francën, Kroacinë, Italinë dhe Japoninë, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar gjithashtu se indeksi është realizuar në afër 150 mijë intervista në 142 shtete me 4 pyetje.

“KUR KOSOVA E KALOJ SUEDINË DHE JAPONINË

Javën që lam pas, një ngjarje nuk fitoj vëmendjen publike që meriton. Gallup publikoj “Raportin për Ligjin dhe Rendin Publik 2019”. Indeksi i raportit përgatitet në bazë të 148,000 intervistave në 142 shtete dhe bazohet në përgjigjet në këto 4 pyetje:
– A keni besim në policinë lokale?
– A ndiheni sigurt të ecni natën në qytetin ku jetoni?
– Në 12 muaj të fundit, a ju kanë vjedhur gjërat apo mjetet financiare juve apo familjes tuaj?
– Në 12 muaj të fundit, a jeni sulmuar?
Në vitin 2019, Kosova është ranguar më lartë se të gjitha vendet e rajonit. Në fakt, Kosova është para shteteve sikur Suedia, Franca, Kroacia, Italia apo Japonia”, ka shkruar ai.

I pari I EPIK ka shtuar gjithashtu se profesioni i policit është një ndër më të ëvshtirit në botë.

“Të jesh polic me gjasë është profesion më i vështirë në botë. Me vendosjen e uniformës, një efektiv duhet të pranoj dy gjëra: (1) Të këtë pagë të ultë, por (2) Të veproj sikur të këtë pagë më të lartë në botë, duke qenë i gatshëm të sakrifikoj edhe jetën për qytetarët dhe rendin publik.
Kemi fatin që, në bashkëpunim me miq ndërkombëtar, kemi ndërtuar një forcë të shkëlqyeshme policore. Thuhet që nganjëherë në jetë njeriu nuk i vlerëson sa duhet gjërat që i ka. Vetëm kur i humb ato, kupton se sa të vlefshme kanë qenë. Nganjëherë, mendoj që policëve tonë nuk ju japim vlerësimin që e meritojnë.”, ka përfunduar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme