Para 34 vitesh Rilindja shkruante për kushtet e rënda në Repartin e Gjinekologjisë
Ishte prilli i vitit 1984 kur kushtet ishin si mos më keq në Klinikën e Gjinekologjisë Obstetrike në Prishtinë.
Titulli i Gazetës Rilindja të asaj kohe, tregonte një fakt tmerrues.
Dy fëmijë në një inkubator.
Gazetari vazhdon me sqarimin e titullit duke shkruar se në mungesë të inkubatorëve, dy foshnje vendoseshin në një, e të tjerë mbesnin edhe jashtë.
“Ndër 150 fëmijë të posa lindur në Repartin Neonatologjik të Klinikës Gjinelologjike- Obstetrike në Prishtinë, rreth 30 fëmijë të lindur para kohe nuk mund të mjekohen në mënyrë adekuate pikërisht për shkak të mungesës së disa inkubatorëve. Në katër aparate të parapara për vendosjen e po aq fëmijëve, janë vendosur tetë fëmijë”.
Rilindja shkruante se edhe ata pak inkubatorë që ishin nuk ishin në gjendje të rregullt.
Për shkak se nuk kishte përparësi për vendosje, zënia e një inkubatori ishte punë fati.
“Në kushtet kur këto aparate janë vazhdimisht të zëna, përparësi për vendosje faktikisht nuk ka, ose në inkubatorët e zbrazët vendosen fëmijët që kanë fat. Edhe për këta inkubatorë nuk mund të thuhet se janë në rregull, kur siç dihet ose nxejnë tepër ose nuk nxejnë sa duhet”.
Dëshmi e mosfunksionimit të pajisjeve ishte edhe bartja e trenjakëve të familjes Ratkoceri në Beograd.
Në atë kohë, në Kosovë kishte shumë lindje të parakohshme.
Puna e rëndë fizike, standardi i ulët, ushqimi i dobët e monskontrollimet te gjinekologu ishin disa nga shkaktarët që i favorizonin lindjet e parakohshme e këto pa hezitim ishin vënë në pah nga e përditshmja e atëhershme.
“Momentalisht nuk jenmi në gjendje të parandalojmë sëmundjet e fëmijëve që deri diku janë rezultat i gjendjes shëndetësore të nënës, ndërkaq për ruajtjen e jetës dhe të shëndetit të posa lindurve bëjmë aq sa mundësojnë kushtet. Në këtë repart katër mjekë aktualisht angazhohen për mirëqenien e fëmijëve të lindur para kohe”, thoshte Dr. Nazmi Fehmiu.
Kishte raste kur brenda javës lindin 5-6 fëmijë me verdhëz dhe të fëmijëve të lindur me të meta.
Në atë kohë kur për dy muaj lindën mesatarisht 2000 mijë fëmijë, ishin vetëm 4 batanije.
“Në bokset e repartit tash për tash nuk ka infeksion. Kjo megjithatë nuk do të thotë se infeksioni nuk është i mundshëm. Brenda 2 muajve lindën dy mijë fëmijë, për bartjen e të cilëve, nga salla e lindjes deri në repart janë gjithsej katër batanije”.
Përveç inkubatorëve, reparti i gjinekologjisë kishte nevojë edhe për shumë pajisje tjera siç janë respiratorët apo monitorët.
https://www.youtube.com/watch?v=sI1YD4mOV2Q
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë