Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka qenë e obliguar të sistemoj 18 punëtor të komunitetit serb me qëllim që të integrohen në sistemin e Republikës së Kosovës, sipas vendimit të Qeverisë të bazuar në marrëveshjen e Brukselit, për shuarjen e të ashtuquajturës “mbrojtja civile” në veriun e Mitrovicës.
Për këta 18 punëtorë për të cilët nuk ka asnjë dëshmi se ndonjëherë janë paraqitur në punë, shteti i Kosovës ka paguar saktësisht 92 mijë e 336 euro paga dhe mëditje.
“Marrëdhënia e punës për tetëmbëdhjete (18) zyrtarët është formalizuar në vitin 2016, në departamentin për integrime evropiane, si zyrtarë për monitorim të zhvillimit ekonomik në nivel lokal”, thuhet në Raportin e Auditimit për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Megjithatë, buxheti ishte për kategorinë paga dhe mëditje për vitin 2018, që kishte vlerën 1,293,195 euro ishte shpenzuar në tërësi, që do të thotë edhe pagat e tyre janë paguar.
Për 18 serbët që nuk janë paraqitur në vendin e punës janë paguar 92 mijë e 336 euro, shkruan Periskopi.
Zyra e Audititmit ka konstatuar se Ministria nuk ishte përpjekur mjaftueshëm që të angazhoj këta punëtorë edhe pse është e qartë që ata nuk e kanë respektuar kontratën.
Sipas këtij raporti pagesa e bërë për këta punëtor shkakton dëmtim të buxhetit, por në anën tjetër nuk arrihet as qëllimi, pra integrimi i këtij komuniteti në sistemin e Republikës së Kosovës.
Zyra Kombëtare e Auditimit ka propozuar që Ministri, Valdrin Lluka të shqyrtoj arsyet e këtyre punëtorëve për mosvijim në punë dhe ta zgjidh problemin e tyre, ose të ndërpres pagesat për ta.
Po ashtu kanë rekomanduar që kjo çështje të adresohet në Qeveri.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha