Në strategjinë që do ta publikojë nesër Komisioni Europian, e cila ka të bëjë me anëtarësimn e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, për Kosovën në fakt nuk ka ndonjë strategji.
Komisioni Europian është fokusuar kryesisht për t’ia siguruar anëtarësimin në BE Serbisë dhe Malit të Zi, deri në vitin 2025. Sipas, draft-strategjisë që e ka siguruar Gazeta Express, Kosova përmendet vetëm në kontekst të dialogut me Serbinë. Beogradit i kërkohet normalizimi i raporteve me Kosovën më së largu deri në fund të vitit 2019, në mënyrë që të sigurojë anëtarësim pa pengesa në BE.
Kosova duket se edhe për një kohë të gjatë, të pacaktuar, do ta gëzojë statusin e vendit “kandidat potencial për anëtarësim në BE”. Për shkak të mosunitetit në BE rreth pavarësisë së Kosovës (pesë vendet anëtare nuk e njohin Republikën e Kosovës), dhe për shkak të mungesës së progresit në shumë fusha, raporteve të përkeqësuar kohëve të fundit me institucionet e BE’së, Kosovës nuk i është kushtuar fare vëmendje në strategjinë që Komisioni Europian.
Edhe ajo që njihet si “perspektivë europiane” prej samitit të Selanikut në vitin 2003, është zbehur edhe më shumë në këtë dokument të vitit 2018. Kosova përmendet vetëm në kontekst të raporteve me Serbinë, të cilën BE po synon ta marrë në gjirin e saj deri në vitin 2025, shkruan Gazeta
Autoritetet kosovare kanë deklaruar kohëve të fundit se do të aplikojnë për statusin e vendit kandidat deri në fund të këtij viti.
Javën e kaluar, Spanja, një nga vendet e BE’së që nuk e njeh Kosovën, ka sinjalizuar bllokada, duke thënë se Kosova mundet të anëtarësohet në BE vetëm si pjesë e Serbisë?
Por, cfarë thuhet në dokumetin e KE’së që e ka siguar Gazeta Express.
Në një nga paragrafët e dokumentit, ku flitet për Bosnjë e Hercegovinën thuhet se BE do të vendos në fund të 2019’ës, nëse do t’ia japë statusin e vendit kandidat.
Pikërisht, kjo periudhë përmendet si afat kur Serbia dhe Kosova duhet t’i normalizojnë raportet me njëra-tjetrën.
“Serbia dhe Kosova më së voni në këtë fazë do duhej të kenë arritur normalizimin gjithëpërfshirës së raporteve, që do të duhej të hapte rrugë për një progres të mëtejmë substancial të Kosovës në rrugën për integrim në BE – të dhënat do të rifreskohen pasi të bëhet më i qartë afati i dialogut” thuhet në paragrafin që i referohet të dhënave për dialogun Kosovë –Serbi.
Ndryshe Komisioni Europian është kujdesur që për Malin e Zi dhe Serbinë të jetë sa më preciz duke ua qartësuar rrugën e anëtarësimit në BE, që është viti 2025.
Aty madje thuhet anëtarësimi do të kryhet deri në fund të viti 2025. Ndërkohë në strategji përmenden edhe Shqipëria dhe Maqedonia. Tiranës i kërkohet përfundimi i reformës në gjyqësor ndërkohë Maqedonisë të cilës dokumenti i referohet si IRJM i kërkohen reforma dhe zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë.
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...