Diplomacia kosovare, përveç dështimeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, po përballet edhe me mungesë të ambasadorëve në shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën.
Përveç kësaj, problem po shihet edhe politizimi i shërbimit diplomatik dhe shkelja e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm për respektimin e kuotës 50/ 50 për emërimin e ambasadorëve të karrierës dhe ambasadorëve politik.
Në tetë shtete, Kosova nuk ka fare ambasadorë, ndërsa zyra ndërlidhëse në Beograd është pa shef.
Vendet në të cilat Kosova nuk ka ambasadorë janë në Australi, Shqipëri, Suedi, Mbretëri e Bashkuar, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe ,Turqi si dhe në Itali.
Ndërsa fakti që të gjitha këto ambasada kanë mbetur pa “zot shtëpie”, po shihet shumë shqetësues si për anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme ashtu edhe për organizatat që i monitorojnë këto procese.
Përveç kësaj problem po shihet edhe politizimi i shërbimit diplomatik dhe shkelja e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm për respektimin e kuotës 50/ 50 për emërimin e ambasadorëve të karrierës dhe ambasadorëve politik.
Fatmir Haxholli nga Ministria e Punëve të Jashtëm, për KALLXO.com, ka arsyetuar vonesat për emërimin e ambasadorëve.
“Pjesa dominante e përfaqësive tona diplomatike përfaqësohen në nivel ambasadorësh, përderisa ato pak misione ku për momentin nuk kemi këtë nivel lidhen me procesin e transferit dhe rotacionit. Për momentin është duke u punuar që çelsi ligjor i përfaqësimit 50% me 50% të përmbushet, dhe kjo kërkon një proces konsultativ brenda MPJ-së dhe ndër-institucional”, ka thënë ai.
Osmani: MPJ ka pranuar se po shkelë dispozita ligjore
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka thënë për KALLXO.com se me rastin e emërimit të ambasadorëve vazhdojnë të shkelen ligjet.
“Neni 7.7 i Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe për Shërbimin Diplomatik vazhdon të shkelet dhe emërimet politike tani janë mbi 2/3, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të ministrisë se Jashtme se do ta respektojnë kuotën 50/50. Faktin se kjo dispozite po shkelet e ka pranuar edhe vet MPJ gjate raportimeve te ministrit ne Komision” ka thënë ajo.
Sipas saj është e pafalshme që diplomacia e Kosovës ‘ka fjetur’ në kohën kur po bëhej lufta për INTERPOL.
“ Për aq sa jemi informuar si komision, për momentin Ambasadore nuk ka ne Australi, Shqipëri, Suedi, Mbretëri e Bashkuar, Arabi Saudite, EBA, Turqi si dhe ne zyrën ndërlidhëse ne Serbi. Politizimi i skajshëm i shërbimit diplomatik e bene atë jashtëzakonisht jofunksional. Natyrisht edhe lenia e vendeve vakante te ambasadoreve ne një sere ambasadash, madje edhe ne kohen kur behej lufte diplomatike për anëtarësimin ne Interpol, është krejt e pafalshme dhe e papërgjegjshme” ka thënë Osmani.
Ajo tha Kosova ka me dhjetëra diplomate karriere që do të mund të emëroheshin në poste të tilla sepse i plotësojnë edhe kriteret ligjore edhe ato profesionale.
Kryeziu: Vonesat janë shndërruar në praktikë për interesa partiake
Drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, Leonora Kryeziu në prononcim për KALLXO.com , ka thënë se vonesa të tilla janë bërë praktikë në Kosovë për shkak të interesave partiake.
“Një dukuri e vërejtur hapur është mungesa e planifikimit adekuat për lëvizje të Shefave të Misioneve. Si pasojë, misionet mbesin pa Shef Misioni për disa muaj. Kjo ka ndodhur në disa raste dhe vazhdon të ndodhë pasi është shndërruar në praktikë të funksionimit të institucioneve. Shpesh kjo lidhet edhe me faktin e dëshirës së partive dhe grupeve të ndryshme për të dërguar të preferuarin e tyre në mision”, ka thënë ajo .
Kryeziu ka përmendur shkeljen e ligjit që bëhet me rastin e ambasadorëve duke thënë se aktualisht, situata në pozitat e Shefave të Misioneve varion ndërmjet 70%-80% të emëruar politikisht që flet për një shkelje flagrante të ligjit duke shtuar se të gjitha këto kanë pasoja edhe në rrafshin e përfaqësimit ndërkombëtar.
“Dëmet janë jashtëzakonisht të madha për përfaqësimin diplomatik të një shteti në kërkim të njohjes ndërkombëtare dhe integrimit të plotë në komunitetin e shteteve, çfarë është Kosova. Ndërsa vonesat në emërimin e Shefave të Misioneve efekti negativ është se jo vetëm që interesat e shtetit dhe qytetarëve kosovarë mbesin pa u përfaqësuar” ka thënë ajo.
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë