Kosova nuk tërhiqet, Vuçiqi njofton serbët: Vendimi për targat nis së zbatuari më 1 shtator

12:13 | 27 Gusht 2022
L G

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat. Ndërkaq, lidhur me vendimin për dokumentet , ai kërkoi që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë.

Gjatë një konference për media në Beograd më 27 gusht, Vuçiq tha se me Kosovën nuk u arrit zgjidhje kompromisi për këto dy tema.

“Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha ai.

Sipas presidentit serb, bisedimet me Kosovën ishin “interesante”, por “të pasuksesshme”.

Ai tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve.

“Harrojeni këtë dhe mos ejani në Beograd me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, tha Vuçiq.

“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, u shpreh Vuçiq në konferencën që kishte para mediave në Beograd./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme