Me fillimin e vitit të ri kryesimi gjashtëmujor i radhës i Bashkimit Evropian nga Austria iu dorëzua formalisht Rumanisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky shtet po merr kryesimin e BE-së pikërisht në 12-vjetorin e anëtarësimit në këtë union, por me shumë dyshime se a do të jetë në gjendje apo jo që me sukses të kryejë detyrën e kryesuesit të radhës.
Dyshime se Rumania është e gatshme për Presidencën e BE-së para disa javësh kishte shfaqur edhe vetë presidenti i këtij shteti Klaus Iohannin, ndërsa para disa ditësh këtë e bëri edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. Ky i fundit tha se ka “disa dyshime” nëse Rumania e ka kuptuar se për të udhëhequr BE-në “duhet të kesh gatishmëri të dëgjosh te tjerët, ndërsa interesat tua t’i lësh në fund të radhës”.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë