Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes sektorit të kontrollit veterinarë kufitar ka gjurmuar të gjitha ngarkesat e mishit të importuara në vitet e fundit në Kosovë, dhe nuk është gjetur asnjë ngarkesë e importuar nga fabrikat të cilat janë publikuar me emra dhe kode nga shteti i Brazilit.
Importi i mishit dhe nënprodukteve të mishit nga shteti i Brazilit është lejuar vetëm nga lista e thertoreve dhe fabrikave të cilat kanë qen të aprovuara nga Bashkimi Evropian apo qe u lejohet të eksportojnë ne BE. Asnjëra nga fabrikat të cilat kanë shitur mish të dyshimtë nuk është ne këtë listë, për ketë arsye ende për momentin nuk është ndërmarr ndonjë vendim për ndalës nga ne dhe vendet e BE-së, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Njëherësh kjo agjenci bën me dije se kanë ngritur nivelin e kontrollit në kufij për ngarkesat qe vijnë nga Brazili dhe se janë duke monitoruar vazhdimisht sistemet e lajmërimit të rrezikut siç janë RASSF dhe Traces sistem.
“Të gjitha vendimet apo njoftimet për ndonjë rrezik në ndonjë ngarkese bëhen publike, po ashtu kemi kontakte të vazhdueshme me autoritete të shteteve dhe të BE-së. Çfarëdo mase qe do të ndërmerret nga ana e tyre ne do ta aplikojmë edhe në vendin tonë. Ne me trupat tona inspektuese jemi permanent në pikat e kontrollit kufitar dhe terminale doganore. Asnjë ngarkesë me ushqime pa aprovimin tonë nuk zhdoganohet, andaj mbi secilin dyshim të paraqitur veprojmë konform rregullave ligjore për të garantuar siguri të produkteve ushqimore për konsum”, thuhet në njoftim.
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...
Murati: Ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët fil...
Drejtoria për Fqinjësi e Zgjerim: Vazhdojmë përkrahjen ndaj ...