Kosova nuk ka buxhet për ta bërë të obligueshëm shërbimin ushtarak

13:57 | 19 Prill 2017
Arbresh.info

Ish- komandati i FSK-së, Kadri Kastrati ka thënë se me formimin e ushtrisë së Kosovës nuk është paraparë shërbimi i obligueshëm ushtarak pasi siç ka thënë Kosova nuk ka kapacitete financiare për këtë.

“Kosova nuk ka kapacitete financiare që ta ketë shërbim ushtarak dhe për këtë arsye ne jemi popullata më e re në Evropë, shumë të rinj do të duhet që të shkonin në shërbim ushtarak, FSK-ja tash apo Forca e Armatosur në të ardhmen nuk do të ketë kapacitete buxhetor”, ka thënë Kastrati për Arbresh.info.

Mirëpo ekzistojnë edhe mënyra tjera sipas tij që të rinjtë e Kosovës të familjarizohen me armë duke shkuar në Kazermë për tu njohur me kulturën ushtarake.

“Mirëpo ne mundemi në mënyra tjera siç është edukimi nëpër shkolla, familjarizimi që vikendeve të rinjtë të vizitojnë Kazermën, me pas ligjërata ushtarake, me armë me pas qitje që mundet me përballu edhe buxheti, po ashtu është e domosdoshme që të ardhmen edhe të rinjtë të familjarizohet  me kulturën ushtarake qoftë direkt nëpër shkolla apo nëpër kazerma”, ka thënë Kastrati./Arbresh.info/Blerta Agushi

Deklarata e Ish-komandanti të FSK-së:

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme