Kosova nuk ka aplikuar që të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), raporton Ekonomia Online.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka dhënë arsyet e mos aplikimit në këtë organizatë.
Sipas tij, pengesë kanë qenë çështje e brendshme, saktësisht mos miratimi i dy ligjeve atij për Lirit Fetare si dhe Ligji për Trashëgimin Kulturore.
Demaj ka hedhur poshtë pohimet se ka munguar mbështetja nga shtetet anëtare. Madje kryediplomati kosovarë thotë se Serbia nuk ka pasur gisht në mos aplikim.
“Kosova nuk ka aplikuar në UNESCO akoma. Jemi në pritje të miratimit të dy ligjeve Ligjin për Lirit Fetare dhe Ligjin për Trashëgimin Fetare të cilat ende nuk kanë kaluar. Jemi duke punuar, jemi duke i parë të gjitha mundësit dhe opsionet, besoj që kemi edhe pak kohë për të aplikuar dhe do të shohim si do të shkojnë rrjedhin gjërat”, tha shefi i diplomacisë kosovare.
Mos konstituimi i Kuvendit sipas Demajt, do të pamundësohet miratimin e këtyre dy ligjeve e në të njëjtën kohë edhe mos aplikimin për këtë vit.
“Pa miratimin e këtyre dy ligjeve nuk mund të lëvizim, nuk mund të aplikojmë, nëse nuk mundemi këtë vit e lëmë vitin tjetër”, sqaroi ai.
Në mungesë të tri votave Kosova dështoi për t’u anëtarësuar në organizatën më të madhe të Kombeve të Bashkuara UNESCO, në nëntor të viti 2015, proces të cilin e pengoi Serbia.
Sesioni i 21 i Asamblesë së UNESCO-s do të mblidhet në nëntor në Paris. E për pranim Kosovës i duhet dy të tretat e votave të 195 vendeve anëtare, raporton EO.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në një organizatë tjetër në INTERPOL. Por edhe pse u tha se janë siguruar votat e mjaftueshme për tu bërë anëtare e kësaj organizate të sigurisë, ministri në detyrë thotë se këto raporte nuk janë shumë shpresëdhënëse.
“Do të ketë vështirësi është shumë e vërtetë, sepse ka shumë shtete që kanë mbetur pezull nuk japin një përgjigje. Do të kemi një takim gjatë kësaj jave me kryeministrin edhe presidenti është njoftuar dhe mbetet që të shohim të gjitha raportet që kanë ardhur. Raportet nuk janë shumë shpresëdhënëse se Kosova do të anëtarësohet, por sidoqoftë këto raportet do të na udhëzojnë si të vazhdojmë më tutje. Ne e dimë se gjërat mund të ndryshojnë në momentet e fundit, Kosova në këtë situatë që është do të ketë vështiri se institucionet janë ende të pa krijuar dhe kuvendi i pa konstituuar edhe pse po mundohemi të bëjmë punën si është më së miri. Brenda kësaj jave do të vendoset gjithçka rreth INTERPOL”, u shpreh ministri në detyrë i Punëve të Jashtme.
Asambleja e përgjithshme e INTERPOLIT do të mbahet në Pekin të Kinës nga 26-29 shtator kur edhe do të votohet për anëtarësimin e Kosovës. Dy të tretat e votave i nevojiten Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë të sigurisë.
https://vimeo.com/229673166
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...