Kosova njeh zyrtarisht Juan Guaidó, President të Venezuelës

10:18 | 24 Janar 2019
Arbresh.info

Shteti i Kosovës e njeh kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaidó, si President i përkohshëm i Venezuelës.

Kështu ka bërë të ditur, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një deklarate të lëshuar në llogarinë e tij në twitter, njofton Klan Kosova.

”Kosova zyrtarisht njeh Juan Guaidó si Presidenti i Përkohshëm i Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës @JGuaidos dhe popullit të Venezuelës: ne i urojmë dhe dëshirojmë gjithë të mirat në rrugën tuaj për të rivendosur demokracinë dhe ne qëndrojmë me ju derisa liria të kthehet”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme