Qeveria e Kosovës ka ngritur një grup punues për hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut të Luftës.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku
Çeku, tha se ky muze do të krijohet për të dokumentuar dhe prezantuar krimet e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.
“Sot bëmë hapin e parë drejt themelimit të Muzeut të Luftës. Qeveria e Kosovës ngriti grupin punues që do të hartojë konceptin e këtij institucioni muzeal. Mandati qendror i këtij muzeu do të jetë dokumentimi dhe prezantimi i krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Çeku në Facebook./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Ismaili takoi Guvernatorin e Bankës së Italisë, diskutuan pë...
Zhegrova e David në ballinën e gazetës së famshme franceze L...
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Mazllum Br...
Nisin takimet në Bruksel, Lajçaku e pret Petkoviqin
Osmani: Kushtetuta jonë është tejet unike
Caka-Nimani: Gjykatat Kushtetuese janë ballafaquar me reform...