Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës fton mediat të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”. Ky aktivitet ndërkombëtar do të mbahet të dielën, më 21 maj, duke filluar nga ora 11:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, duke filluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministra të mbrojtjes së vendeve fqinje, si dhe personalitete të shquara nga aleatët tonë strategjikë, nga SHBA si dhe vendet tjera partnere, thuhet në komunikatë.
Nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23”, me ç’rast do të validohen kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregohet shkalla e ndërveprimit ushtarak, përkrah forcave të shteteve partnere.
Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s. /Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...