Nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe `23”, e me këtë rast do të validohen edhe kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregohet shkalla e ndërveprimit ushtarak përkrah forcave të shteteve partnere. Kështu thuhet Ministria e Mbrojtjes.
Sipas kësaj të fundit, ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ’23” do të mbahet të dielën më 21 maj, duke filluar nga ora 11:30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministra të mbrojtjes së vendeve fqinje, si dhe personalitete të shquara nga aleatët strategjikë nga SHBA si dhe vendet tjera partnere.
Ndërkaq në njoftim thuhet se FSK është e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s. /Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...