Sot është hapur Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan portali arbresh.info.
Prezent në prerjen e shiritit ishte presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli.
“Kosova nga sot ka Ambasadën e vetë ne EBA ne Abu Dhabi… Sot u hapë Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Në prerjen e shiritit prezent ishte Presidenti i Republikës së Kosovës dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA. Ambasada e Republikës në EBA së Kosovës është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike. Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it. Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova. Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit”, bën të ditur Pacolli./Arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok