Kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri te festa e Vitit të Ri.
E qytetarët e Kosovës tashmë kanë filluar përgatitjet për të, veç tjerash ata kanë menduar edhe krijimin e atmosferës festive.
E përdorimi i fishekzjarrëve e petardëve është një prej formave që kosovarët kanë zgjedhur të festojnë këtë fundvit.
Këtë vit janë importuar mbi 80 mijë kilogramë mjete piroteknike.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës. Ai ka shtuar gjithashtu se ky trend pritet të rritet deri në fund të vitit.
E gjatë 2018-es janë importuar rreth 100 mijë kilogramë mjete piroteknike.
“Deri tani kemi importuar mbi 80000 mijë kg mjete piroteknike, ka trend të njëjte pasi vitin e kaluar kishim rreth 100.000 mije kg derisa sivjet jemi tek 81.000 mije kg dhe presin që viti të përmbyllen me sasinë e përafërt me vitin e kaluar”, ka thënë ai.
Stavileci ka shtuar gjithashtu se vlera e mjeteve piroteknike shkon mbi 6 milionë euro.
“Vlere monetare e deritashme është rreth 6.3 milion euro derisa taksat e paguara janë rreth 2 milion euro”, ka shtuar Stavileci.
Sipas tij “gjatë këtij viti i tërë importi i fishekzjarrëve ishte nga Kina”.
Ndyshe vitin që lamë pas ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kishte lëshuar një urdhëresë për Trupat Koordinuese për mbikëqyrjen e tregut që ndalon shitjen e mjeteve piroteknike për personat nën moshën 18 vjeç.
Ai kishe shtuar gjithashtu se përmes kësaj urdhërese obligon inspektoratin e tregut që t’i kontrollojnë operatoret ekonomik, me këtë rast t’i verifikojnë nëse janë të licencuar dhe plotësojnë kriteret për tregti dhe furnizim me produkte piroteknike./arbresh.info/
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...