Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Qassemi, të hënën ka dënuar deklaratën e takimit të “Ministerialit për të Avancuar Lirinë Fetare” të organizuar nga SHBA-ja që deklaron se në Iran “mbretëron gjendje e tmerrshme e lirisë fetare”.
Një nga deklaratat anti-Iran në takimin e Washingtonit, e nënshkruar nga SHBA-ja, Kanadaja, Xhibuti, Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ka akuzuar Iranin për diskriminim kundër pakicave fetare, raporton tasnimnews.
Në reagimin e tij, Qassemi ka kritikuar këtë deklaratë anti-Iran si ndërhyrje të pastër në çështjet e brendshme të Republikës Islamike dhe një që është e bazuar në të dhëna të pasakta, të njëanshme dhe joreale.
“SHBA-ja dhe të tjerët që shkelin dhe injorojnë të drejtat më natyrale dhe njerëzore nuk janë në pozicion për të bërë gjykime të njëanshme ndaj vendeve tjera me diversitet kulturor”, ka thënë ai.
Duke vënë në pah lirinë e religjionit e garantuar nga Kushtetuta e Iranit, zëdhënësi tha: “Historia e Iranit gjithmonë ka qenë dëshmitare e bashkëjetesës paqësore të religjioneve të ndryshme, dhe momentalisht, të gjitha religjionet monoteiste në Iran gëzojnë të drejta të plota civile dhe aktivisht përfaqësohen në Parlament dhe në organe tjera të zgjedhura”.
Ai po ashtu dënoi “analizën imagjinare” të Zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, mbi lirinë e religjionit në Iran, duke thënë se “iranianët, me të gjitha religjionet dhe etnitë, kanë zbatuar lirshëm ritet e tyre fetare në vendet e tyre të shenjta në mbarë vendin përgjatë historisë”.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...