Në Ministrinë e Financave janë mbajtur sot konsultimet mbi bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë, të cilat kishin për qëllim promovimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës drejt integrimit në BE.
Delegacioni i Kosovës u kryesua nga ministri i Financave Bedri Hamza, ndërsa delegacioni i Republikës Federale të Gjermanisë kryesohej nga Heike Backofen-Warnecke, Zëvendësshefe e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore, Kaukazi i Jugut, si dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt.
Konsultimet u zhvilluan në një atmosferë të hapur të bashkëpunimit konstruktiv. Ato u mbajtën për të shkëmbyer bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe zhvillimet aktuale në fushat prioritare: Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik, Demokracia, Shoqëria Civile dhe Administrata Publike, si dhe Energjia.
Këto konsultime kishin për qëllim përgatitjen e negociatave bilaterale të planifikuara për gjysmën e dytë të vitit 2018.
Me këtë rast, Hamza dhe Backofen-Warnecke, e nënshkruan protokollin e këtyre konsultimeve për Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë.
Të dy palët u pajtuan që negociatat e ardhshme mbi bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë do të mbahen në Kosovë (deri në fund të vitit 2018)./arbresh.info/
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!