Ministria e Financave ka bere te ditur se do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro, me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.
Marrëveshjet nënshkruhen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).
Nënshkrimi i Marrëveshjeve do të bëhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Rene Eschemann, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni si dhe Thomas Reker, Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore.
Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes do të mbahet sot në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Alb...
KQZ me njoftim të rëndësishëm për votuesit që regjistrohen j...
Hamza në Podujevë, premton vende pune dhe rritje pagash
O’Brien: Themelimi i Asociacionit, hap i rëndësishëm
Hoti: Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në trefis...
Ambasadori Rohde konstaton përfundimisht se Kosova, është nj...