Gjendja aktuale politike në vend nuk është pengesë për realizimin e agjendës së institucioneve të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.
Edhe pse kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ishte shprehur skeptik nëse kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në organizatën më të madhe të policisë në botë – INTERPOL, duhet të hyjë në agjendën e votimit në Asamblenë e Përgjithshme, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme thonë se kjo do të ndodhë.
Sekretari koordinues në MPJ-së në kuadër të grupit punues për anëtarësimin në INTERPOL, Astrit Zemaj, thotë për Radio Kosovën se nuk ka dilema, pasi gjithçka është sipas agjendës:
“Në momentin kur Kosova ka aplikuar, është marrë vendim që Kosova të lejojë votimin për anëtarësim dhe vetë fakti që ky proces është në zhvillim e sipër ne jemi të vendosur konform agjendës sonë për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe organizatën e INTERPOL-it. Do të thotë kjo çështje është në zhvillim e sipër që nga muaji janar”, thotë Zemaj.
Ai tha se është formuar grupi punues në kuadër të MPJ dhe aktualisht janë duke zhvilluar konsulta me të gjitha shtetet veç e veç dhe nuk ka asnjë pengesë për shkak të situatës aktuale politike në vend:
“Grupi punues është duke e bërë punën e vet, e cila mbetet konfidencë e grupit për dallim nga vitet e tjera. Për momentin ne jemi në procesin e lobimit për anëtarësim, jemi në procesin e konsultave me secilin shtet veç e veç. Në kuadër të kësaj ne do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë edhe me shtetet mike, por edhe me ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, por që e konsiderojnë pozitive anëtarësimin e shtetit tonë”, thotë Zemaj.
Por çështjen e anëtarësimit të Policisë së Kosovës në INTERPOL, me skepticizëm e sheh njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.
“Fatkeqësisht ngecja në Ministrinë e Punëve të Jashtme në përgjithësi të dështimit të diplomacisë kohëve të fundit, me mos njohje por edhe me tërheqje të njohjeve, mundësitë janë edhe më të vogla se sa realisht kanë qenë. Por, përparësitë janë në aspektin që në kapacitetet e brendshme Policia e Kosovës në veçanti me disa programe të saj të bashkëpunimit ndërkombëtar të luftimit të krimit të organizuar e krimit transnacional kanë bërë që kjo të ketë një mbështetje të vazhdueshme”, tha Ibishi.
Ibishi tha për Radio Kosovën se gjasat për anëtarësim janë 50 me 50:
“Gjasat pas aplikimit dhe pranimit të aplikimit për kundër kundërshtimit të Serbisë, unë mendoj se duhet të jemi entuziastë dhe të punojmë shumë më shumë në lobim, me qëllim që kjo të realizohet. Edhe pse gjasat janë 50 : 50 mendoj se kjo barrierë mund të mbizotërohet vetëm me një punë të mirëfilltë në lobim, sidomos duke u mbështetur në shtetet përkrahëse”, tha Ibishi.
Sidoqoftë, kanë mbetur më pak se dy muaj kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e INERPOL-it, që këtë vit organizohet në Santiago të Kilit prej 15 deri me 18 tetor.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...