Kosova në periudhë të shkurtër pritet të anëtarësohet në Interpol

08:35 | 7 Janar 2020
Arbresh.info

Me një bashkëpunim me shtete anëtare dhe me shtete mike të vendit, Kosova ka gjasa që për një periudhë të shkurtër të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare siç është Interpoli.

Një figurë siç që është e përkushtuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare do të jetë më i lehtë.

Kështu thotë njohësi i çështjeve të sigurisë në vend  Avni Islami në një përgjigje dhënë arbresh.info, në pyetjen se sa ka gjasa që Qeveria Kurti së bashku më LDK-në të realizoj anëtarësimin e  Kosovës në Interpol.

“Qeverisja Kurti mendoj se duke pa seriozitetin mendoj se me një bashkëpunim të mirë me shtete anëtare të organizatës dhe shtete mike mendoj se brenda një periudhe të shkurtër Kosova ka gjasa të jetë anëtare e Interpolit dhe jo vetëm  në këtë organizatë, por edhe në organizatat e tjera kjo Qeveri së bashku me LDK-në ka gjasa të arrijë anëtarësimin. Me vetë faktin se me përkushtimin për luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar besoj se me përkushtimin e  Kurtit dhe të 10 ministrave të ardhur nga VV e nga LDK dhe njerëzve që janë të përkushtuar mendoj se kjo Qeveri do të jetë Qeveria më korrekte”.

Sipas Islamit, përderisa Qeveria Haradinaj ishte një ndër Qeveritë më të dështuara, Qeveria VV-LDK, sipas tij po shihet edhe si shpresë të qytetarët.

“Koalicioni që është duke u prit tre muaj e ca e i cili po quhet koalicion i shpresës për shkak se Qeveria e fundit ka ngecur në realizimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol”.

Se Qeveria Kurti do të ketë prioritet politikën e jashtme e thotë edhe Avni Mazreku.

Sipas tij nëse Qeveria Kurti mirët me funksionalizimin e drejtësisë gjasat janë pozitive që Kosova të anëtarësohet në Interpol.

“Qeveria Kurti mendoj se do ta ketë prioritete politiken e Jashtme  ashtu siç ka deklaruara. Politika e Jashtme e Kosovës deri tani ka qenë jo funksionale d.m.th, deri tash konsullatat apo ambasadoret kanë qenë sa për të zbutur papunësinë se sa që kanë lobuar për Kosovën, mendoj se do të ketë hapa pozitiv në Qeverisjen Kurti. Vetë ideja se një person i vetëm profili politik e avancon apo e ulë unë mendoj se ka pak rol. Shtetet njihen  më shumë për shkallen e korrupsionit, drejtësinë më shumë shihet  në këtë nga shtete e jashtme. Nëse mirën më këtë Qeveria Kurti  në funksionalizimin e sistemit të drejtësisë atëherë ne mund të presim rezultate. Në raport me stabilizimin e politikave të vendit edhe pozita e Kosovës tek ndërkombëtarët do të favorizohet”.

Ndonëse ardhja e Kurtit në pushtet shihet si pozitive në këtë drejtim, Mazreku thotë se për anëtarësimin  Kosovës në organizatat ndërkombëtare ndikojnë dy faktorë kryesorë.

“Roli i Kosovës në arenën ndërkombëtare varet nga dy faktor kryesore, faktori i parë është Qeverisja e vendit dhe faktori i dytë forcat ne botë. Kemi shumë organizata në botë që se favorizojnë Kosovën. Pastaj kemi  5 shtete që se njohin Kosovën kjo e defaktorizon Kosovën në anëtarësimin në BE dhe në organizatat  tjera”.

Kujtojmë se hera e fundit kur Kosova aplikoi për anëtarësim në Interpol ishte 19 nëntor 2018.

Në atë kohë Kosova nuk arriti të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.

Në rrethin e parë të votimit, anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL e mbështetën 76 shtete, kundër saj ishin 56 shtete, kurse 22 abstenuan. Ndërkaq, në rrethin e dytë të votimit, Kosova mori 68 vota për, 51 kundër dhe 16 abstenime./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme