Presidentja, Vjosa Osmani, thotë se do të shohin hapat që do të ndërmerren pasi të dihet më qartë se çfarë ka ndodhur në lidhje me kërcënimet ndaj politikanit zviceran, Dick Marty,
“Unë kam kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe u kam kërkuar që nëpërmjet rrugëve zyrtare të kontaktojnë me autoritetet zvicerane të sigurisë dhe t’i marrin informatat zyrtare. Do të shohim hapat që duhet t’i ndërmarrin”, deklaroi Osmani në një konferencë për medie.
Sipas saj, këto veprime të autoriteteve serbe nuk janë aspak befasuese.
“Nuk është aspak befasuese që ata brenda e jashtë vendit mund të planifikojnë gjëra të tilla nëpërmjet shërbimeve secrete në mënyrë që faji t’i mbetet shqiptarëve në Kosovë. Por, autoritetet zvicerane dhe ato të Kosovës do të punojnë deri në fund që të zbardhet e vërteta”, tha Osmani.
Këto komente ajo i bëri disa ditë pasi vetë Marty bëri të ditur se është kërcënuar me vdekje.
“Kam marrë një telefonatë nga policia duke më informuar se kisha marrë një kërcënim me vdekje dhe më njoftuan se do të më vinin menjëherë nën mbrojtje të fortë policore Kërcënimi vjen nga qarqe të caktuara në shërbimet e inteligjencës serbe që kanë kërkuar nga krimi, vrasës profesionistë, të më likuidojnë”, deklaroi Marty për mediet në Zvicër.
Zyra e Prokurorisë Federale të Zvicrës konfirmoi gjithashtu për AFP se Marty ishte nën “kërcënim serioz” pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës ka qenë gjithashtu një politikan dhe prokuror në kantonin jugor të Zvicrës, Ticino.
Pretendohet se për vrasjen e Martit do t’u vihej faji zyrtarëve kosovarë për të diskredituar Prishtinën në shkallë ndërkombëtare./arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë