Google ADS

Kosova në konferencën ndërkombëtare WATEC Italy 2017

10:46 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala është duke marr pjesë në konferencën WATEC Italy 2017.

Siç njofton kumtesa ministrore, kjo konferencë ndërkombëtarë për inovacione në teknologjinë e sektorit të ujërave dhe mjedisit, që po mbahet në Palermo.

Qëllimi i konferencës është të promovojë bashkëpunimin në mes kompanive të ndryshme nga sektori publik dhe privat në fushën e teknologjisë së ujërave dhe të ekspozojë produktet dhe shërbimet në këtë lëmi.

Shala, ka qenë në panelin udhëheqës të sesionit hapës, ndërsa që në kuadër të sesionit të parë ka folur për gjendjen në sektorin e ujërave në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme