Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka zhvilluar sot një takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, si dhe me zv/ministrat Julian Hodaj dhe Rovena Voda. Ata kanë bashkëbiseduar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Statusi i plotë i Shkodrës i postuar në Facebook:
Sot zhvillova një vizite zyrtare në Republikën e Shqipërisë, realizova takime bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë Z. Fatmir Xhafaj, si dhe me zv.ministrat z.Julian Hodaj dhe znj/ Rovena Voda, bashkëbiseduam për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
U pajtuam për koordinimin e domosdoshëm në mes dy vendeve në këtë proces vital për Kosovën dhe rajonin.
Gjithashtu, në takim diskutuam edhe nevoja e intensifikimit të marrëdhënieve në politikat e luftimit të krimit të organizuar si dhe në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve./arbresh.info/
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%