Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq sot në Banjallukë ka thënë se “nëse të gjithë thonë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, kjo nuk është marrëveshje por ultimatum të cilin kurrë nuk do ta pranojmë”.
“Fakti se përpiqemi për marrëveshje, nuk do të thotë se jemi të dobët. Serbia vetëm i mbron interesat dhe qëndrimet e veta, ndërsa ata që e kanë njohur Kosovën, nuk kanë të drejtë morale të flasin për parimin e mos ndryshimit të kufijve”, citon “v.novosti” të ketë thënë Daçiq.
Sipas tij, kur disa vende morën vendimin ta njohin pavarësinë e Kosovës, kufijtë e Kosovës nuk kanë ekzistuar, ka ekzistuar dhe ekziston vetëm vija administrative, ka thënë ai
“Kosova nuk është anëtare e KB-së, as e OSBE-së dhe as e BE-së. Kosova në dokumentet evropiane shënohet si territor e jo sis shtet. MSA që është nënshkruar e Kosovën nuk i njëjtë me atë që e ka ndëshkuar Serbia dhe edhe liberalizmi i vizave i referohet territorit Kosovë”, ka thënë Daçiq.
Ai ka përfunduar se “marrëveshja e Beogradit me Prishtinën është marrëveshje jonë bilaterale dhe nuk i intereson palës së tretë”.
t
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...