Oda e Mjekëve të Kosovës ka dërguar njoftimin se Kosova ka hyrë në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit të Perhershëm te Mjekëve Evropian.
Asamblea e Përgjithshme e Komitetit të Perhershëm te Mjekëve Evropian ka miratuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Kemi nderin që ta kumtojmë një lajm të mirë për komunitetin e mjekëve në veçanti dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. Sot, me datë 10 nëntor 2018, Asamblea e Përgjithshme e Komitetit të Perhershëm te Mjekëve Evropian ka miratuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, si anëtare vëzhguese, me status të barabartë me të gjitha shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.
Përkundër vështërsive, sfidave dhe pengesave në këtë proces, puna, mundi dhe angazhimi i OMK-së ka sjellë rezultat konkret në forcim të përfaqësimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve me organizatat simotra.
Shfrytëzojmë rastin që t’i faleminderojmë të gjitha delegacionet e shteteve që kanë përkrahur anëtarësimin tonë në këtë organizatë ndërkombëtare. Po ashtu faleminderojmë institucionet shtetërore të Republikësë Kosovës, që kanë dhënë përkrahjen për pjesëmarrje në këtë proces.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...