Google ADS

Kosova në ajër të ndotur, Prizreni me gjendjen më të keqe sonte

23:47 | 13 Nëntor 2021
S D

Ajri i ndotur po vazhdon të jetë një problem i madh jo vetëm për kryeqytetin por për gjithë Kosovën.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada Amerikane në qytete të ndryshme të Kosovës, ajri vazhdon të jetë shumë i ndotur dhe i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Sa i përket ndotjes së ajrit, Prizreni sonte qëndron më së keqti.

Indeksi i kualitetit të ajrit në këtë qytet është 200 që konsiderohet shumë i pashëndetshëm.

Peja gjithashtu ka ajër shumë të ndotur sonte. Indeksi i kualitetit të ajrit në këtë qytet është 186.

Edhe qytetarët e Prishtinës e Mitrovicës sonte përballen me ajr të ndotur. Sipas matësit, indeksi i kualitetit të ajrit në Mitrovicë është 160, ndërsa në Prishtinë 156.

Ndër këto qytete, Gjilani qëndron më së miri sa i përket cilësisë së ajrit, ndonëse edhe atje konsiderohet të jetë i pashëndetshëm për grupe të ndjeshme. Indeksi i kualitetit të ajrit në Gjilan është 147. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme