Për nder të kujtimit për mikun e shqiptarëve, Senatorit John McCain, i cili ka ndërruar jetë një javë më parë, Shoqata Miqtë e Amerikës e ka ulur flamurin e SHBA-ve në gjysmë shtize.
Flamuri i cili gjendet pranë shtatores së Presidentit Bill Clinton, do të qëndrojë në gjysmë shtize deri hënën.
“Flamuri Amerikan te shtatorja Bill Clinton në Prishtinë, do të qëndroj në gjysmë shtizë deri të hënën në nderim të jetës e veprës së senatorit shumë të nderuar të SHBA, John McCain.
Senatori McCain, ishte strubullar I iniciativave për realizimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës e futjes së Shqipërisë në NATO. Pusho në paqe kolos. Populli shqiptar, kurdo që lutet për bijtë e vet më të mirë, do të lutet edhe për miqtë tanë më të mirë, ku bani pjesë edhe Ju. Sot e ndër kur Bajë varrimi nuk është në vaj vetëm SHBA, por janë edhe të gjitha trojet shqiptare. Ju i përndrituri McCain, do të mbeteni Hero I popullit shqiptar, Zoti Ju bekoftë!
Flamurin në emër të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, e uli në gjysmë shtizë mjeku/kirurgu i tri luftave Dr. Salih Sh. Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Shoqatës Miqtë e Amerikës.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person