Drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka thënë se krahas ndarjes së buxhetit prej 2 milionë euro për Luginën e Preshevës duhet të funksionalizohet zyra për këtë kategori.
Tutje, Ymeri ka folur edhe për “Open Ballkan”, duke theksuar se refuzimi i Qeverisë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj nisme bie ndesh me interesat e qytetarëve.
Sipas tij, kundërshtimi i deritashëm i Qeverisë me përjashtim të argumenteve politike është i paqëndrueshëm.
“Natyrisht që duhet të shtohet buxheti sipas nevojave që mund t’i kenë shqiptarët atje. Dy çështje janë të rëndësishme, buxheti mbase do të duhej të ishte i bashkuar edhe me Shqipërinë në mënyrë që të rritet ndikimi dhe dimensioni politik të jetë më domethënës. Dhe në anën tjetër është e domosdoshme që krahas ndarjes së buxhetit për luginë të funksionalizohet zyrës për luginë në qeverinë e Kosovës e cila është nisur nga qeveritë e kaluara por asnjëherë nuk është funksionalizuar. Mendoj që ky instrument shtesë institucional do të kishte me qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për koordinimin e ndikimit që Kosova e ka te mirëqenia e shqiptarëve në luginë të Preshevës”.
“Mendoj që Kosova nuk duhet t’i thotë jo asnjë prej iniciativave rajonale. Është shumë më e rëndësishme që të jemi në tavolinë dhe ti shtrojmë kushtet e mbrojtjen e interesave tona sesa të rrimë jashtë.
Në anën tjetër për sa i përket idesë së ‘Open Ballkan’, pavarësisht se si ka nisur ajo dhe cila është mundësia e zbatimit të saj një gjë është faktuale në këtë drejtim që është në të mirën tonë e ajo është që në ‘Open Ballkan’, janë dy faktorë, e para është Serbia dhe e dyta është Shqipëria. Integrimet rajonale për Kosovën i kanë dy dobi, një është rritja e tregut që është mundësi përfitimi ekonomik dhe tjetra është etablimi i një zone ekomomike shqiptare që është e mundshme vetëm në kuadër të integrimeve rajonale”.
“Refuzimi ynë kategorik që të bëhemi pjesë e një nisme të tillë rajonale mendoj që shkon ndesh edhe me interesat tona si Kosovë, por shkon ndesh edhe me interesat tona si qytetarë. Qeveria Kurti deri tash ka qenë kundër dhe nuk ka marrë kurrfarë hapi që t’i bëhet bashkë kësaj nisme. Deri tash argumentet kundërshtuese që janë dëgjuar nga përfaqësuesit e Qeverisë kanë qenë kryesisht të natyrës ekonomike mendoj që nuk qëndrojnë për shkak se në njërën anë rritja e tregut është rritje e mundësive dhe i ka edhe rreziqet e veta.
Në këtë drejtim nuk mund të jetë më i dëmshëm ‘Open Ballkan’, krahasuar me tregun e përbashkët rajonal. Kundërshtimi i deritashëm i Qeverisë me përjashtim të argumenteve politike mendoj që është i paqëndrueshëm”, tha Ymeri.
Ndërsa, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që ka ndarë një buxhet për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të cilët janë në gjendje të vështirë.
Sipas tij, përtej ndihmës financiare duhet të zgjidhet çështja e shqiptarëve në Kosovën Lindor, gjithmonë në raport me atë që kërkohet për serbët në veri.
“Është shenjë e mirë që qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc të cilët janë në gjendje të rëndë e të vështirë dhe çdo ndihmë qoftë e Kosovës qoftë e Shqipërisë është shumë e mirëseardhur.
Por mendoj që përtej ndihmës financiare ne çështjen e Kosovës lindore duhet ta bëjmë çështje primare në bisedimet me Serbinë, të kërkojmë që përmes reciprocitetit të zgjidhet çështja e shqiptarëve në Kosovën lindorë gjithmonë në raport me atë që kërkohet për serbët në veriun e Kosovës. Kjo do ishte qasja më e mirë që Kosova do ta zbatonte dhe është shumë më e rëndësishme sesa buxheti”, tha Murati.
Murati theksoi se duke e parë që ‘Open Ballkan’ po përkrahet nga administrate amerikane do të vijë një moment kur Kosova do të detyrohet të jetë pjesë e pa arritur të vendos kushte.
“Çështja e bashkimit të shqiptarëve shkon ndërmjet një procesi të vështirë realisht të dialogut me Serbinë. Kosova duhet ti zgjidhë problemet e mbetura me Serbinë. Prej atyre bisedimeve duhet të dalë shtet më funksional. Rrjedhimisht do të duhej të ketë të drejtë se çfarë raporti po ndërton me Shqipërinë dhe tek pas kësaj situate mund të ndodh. Çështja e ‘Open Ballkan’ është shumë e nxehtë këto kohët e fundit”.
“Mendoj se të gjitha qeveritë e Kosovës deri te kjo e fundit kanë pasur një qasje jo të duhur madje edhe populiste në raport me këtë nismë sepse konsiderojë që Kosova pa vendosur për të thënë jo është dashur që të jetë pjesë e këtyre takimeve, të shoh si po trajtohet, cila është qasja dhe ta mbrojë interesin e vet. Unë kam frikë duke e parë që ‘Open Ballkan’ po përkrahet nga administrate amerikane do të vijë një moment kur Kosova do të detyrohet të jetë pjesë e ‘Open Ballkan’ në një far forme pa arritur që të vendos kushtet e veta. Të shkojmë në ato takime dhe ta qojmë interesin tonë përpara qoftë edhe nëse themi jo të kemi argument të plota edhe me partnerët tanë ndërkombëtar në këtë drejtim”.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale