Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin, mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Republikën e Kosovës përgjatë viteve dhe veçanërisht për rolin e saj aktiv në mbrojtje të mjedisit dhe politikave të gjelbra.
Gjithashtu, u shpreh se Kosova mirëpret mundësitë për rritje të investimeve për investitorët dhe kompanitë e mëdha suedeze, të cilat mund të kontribuojnë mes të tjerave në zhvillimin e inkubatorëve të bizneseve, energjinë, menaxhimin e mbeturinave.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi sukseset e Kosovës në sundimin e ligjit, demokratizimin, luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe migrimit. Gjithashtu potencoi nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kosova sheh tek shteti i Suedisë një model të demokracisë dhe lirisë. Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, e cila ka ndihmuar me mbi 10 milionë euro në vit institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile në projektet për zhvillim ekonomik dhe demokratik, të drejta të njeriut dhe mbrojtje të mjedisit, që kanë ndihmuar në transformimin e shoqërisë tonë.
Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohje për punën e frytshme të Ambasadores dhe ekipit të saj duke vlerësuar impaktin e rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Suedisë./arbresh.info/
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...