Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj

10:43 | 5 Gusht 2023
E.K

Tetiana Kraselnykova është gazetarja e radhës nga Ukraina që i është bashkuar programit “Journalists in Residence – Kosovo”, përcjell Arbresh.info.

Siç ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) Kraselnykova do të strehohet në Kosovë së bashku me djalin e saj, Nazar Chaban.

Gazetarja u mirëprit dje pas mesnate në aeroportin e Prishtinës nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info/

Të ngjashme