Google ADS

Kosova merr përkrahjen e Çekisë për liberalizimin e vizave

11:47 | 25 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Kosova dhe Republika Çeke kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale dhe se avancimi i këtij partneriteti gjithëpërfshirës është në interes dypalësh, tha të martën ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla.

Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomas Petricek, kryediplomatja Haradinaj Stublla tha se është mirënjohëse për mbështetjen e Çekisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe përkrahjen e parezervë në procesin e integrimit Euro-Atlantik.

“Ministri më konfirmoi mbështetjen strategjike të Çekisë në përmbylljen e suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Haradinaj–Stublla, duke shtuar se në këtë bisedë telefonike është biseduar edhe për dialogun Kosovë–Serbi.

“Rikonfirmova qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që finalja e dialogut Kosovë – Serbi konsiston me njohje reciproke në kufijtë e 17 shkurtit”, tha ajo

Të ngjashme