Google ADS

Kosova merr hua 71 milionë euro nga BERZH për autostradën Kijevë – Zahaq

06:59 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të nënshkruhet marrëveshja për hua për ndërtimin e autostradës Kijevë – Zahaq ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Marrëveshja e cila do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha e BERZh-it për Transport Sue Barrett, është në vlerën prej 71 milionë euro.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes do të ketë prononcim për Media!

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të mbahet në Ministrinë e Financave –  Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës,  kati 11.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme